- 13 -
5.
Foljet jepen në vetën e parë të kohës së tashme,
porse përkthimi jepet në mënyrën paskajore.
Në foljet (sidomos transitive) mbas fjalës me gërma
të zeza jepet në parantez mbaresa e mënyrës pjesore,
në kohën e tashme, p. sh.:
fitloj vt (-uar).
Në rastet kur foljet pësore nuk përdoren në vetën e parë
ato jepen në vetën e tretë të numurit njëjës, p. sh.: festo-
het vi, porse përkthimi jepet në mënyrën paskajore.
Në foljet jepet vt (për foljet transitive) dhe vi (për
foljet intransitive).
Në disa raste kur koha e shkuar formohet në mënyrë të
parregullt ajo jepet veçan me gërma të zeza në vëndin
e saj alfabetik duke e dërguar lexonjësin në formën krye-
sore të foljes, p. sh.:
fjeta vi kohë e shkuar nga folja fle.
Yllkë (*), që jepet në foljet e parregullta, e dërgon
lexonjësin në tabellën e zgjedhimit të foljeve të parre-
gullta, që jepet në fund të fjalorit.
6. Në të gjitha fjalët shqipe dhe rusishte, përveç fja-
leve njërokëshe, është vënë theksi.
Kur fjala merr prapashtesë dhe theksi kalon në rroken
që shtonet, atëhere theksi vihet mbi zanoren e mbare-
sës,
p. sh.:
baba. -j m pl -llarë, -Uarët.
7.
Omonimet jepen veçan me gërma të zeza dhe ndahen
me shifra romake (I, II).
8. Pjesët e ndryshme të ligjëratës, si dhe foljet transi-
tive dhe intransitive ndahen brënda çerdhes me shifra
arabe me pikë, p. sh.:
1.
a; 2. adv; 1. vt; 2. vi.
9. Kuptimet e ndryshme që ka fjala shqipe ndahen
njeri prej tietrit me shifra arabe me parantez.
Në përktnim sinonimet ndahen me presje, ndërsa kup-
timet më të larguara me pikëpresje.
10.
Në rastet, kur frazeollogjia ka disa kuptime,
në përkthimin rusisht ato ndahen me gërma me paran-
tez.